Vendosni fjalën kyçe....

Temperaturat e larta mbyllin shkollat në Spanjë


Ishujt Kanarie të Spanjës të martën urdhëruan mbylljen e përkohshme të shkollave për shkak të temperaturave përvëluese për rreth 10 ditë, ku është regjistruar temperatura e dytë më të lartë e tetorit të mërkurën e kaluar – 40.6C. Vapa ekstreme në Ishujt Kanarie pritet të zgjasë deri të hënën.

Temperaturat në ishujt Kanarie janë relativisht të buta gjatë vitit shkollor, shumë pak klasa janë të pajisura me ajër të kondicionuar. Temperaturat e larta ndihmuan edhe një herë në rindezjen e një zjarri në verilindje të Tenerife, i cili tashmë shkatërroi rreth 15,000 hektarë tokë pyjore gjatë verës.

Zjarri shpërtheu fillimisht në mes të gushtit dhe u shpall nën kontroll më 11 shtator, por nuk u shua kurrë plotësisht. Zjarret e vogla kanë vazhduar të ndizen periodikisht në të njëjtën zonë për shkak të erërave dhe vapës. Temperaturat e larta pritet të zgjasin deri të dielën, përcjell THE STRAITS TIMES.

Ndërsa temperaturat globale rriten për shkak të ndryshimeve klimatike, shkencëtarët kanë paralajmëruar se valët e të nxehtit do të bëhen më të shpeshta dhe më intensive.