Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Nuk kemi krisje politike me Metën


Kryetari i PD-së së Rithemelimit, Sali Berisha ka hedhur poshtë aludimet se mes tij dhe kreut të Partisë së Lirisë ka një krisje.

Berisha theksoi se nuk ka asnjë krisje dhe komento deklaratën e Metës ditën e djeshme (9 tetor) duke thënë se ishte një ftesë.

Sipas Berishës Meta ka treguar vendosmërinë e tij të palëkundur për betejën politike.

Asnjë krisje, ajo është ftesë. Ai ka treguar vendosmërinë e tij të palëkundur për betejën politike dhe e përshëndes”, tha Berisha.

Ditën e djeshme një deklaratë e Metës në MCN TV u keqinterpretua në disa media pasi ai tha se është i vendosur që projektin e PL-së ta vijojë edhe i vetëm por duke theksuar se nga krahët e opozitës bashkëpunon vetëm me PD-në e Kuvendit të 11 dhjetorit.