Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Projektin e PL-së i gatshëm ta çoj edhe i vetëm përpara, bashkëpunim vetëm me PD-në e Kuvendit të 11-dhjetorit


Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një intervistë për MCN tregoi se është i gatshëm që ta çojë para projektin e partisë së tij edhe i vetëm.

Por ai u shpreh i hapur edhe për bashkëpunime, vetëm me Partinë Demokratike të Kuvendit të 11 dhjetorit, ku nuk përfshihet Bardhi.

Sa i përket letërporosisë që SPAK ka nisur për të dhe familjarët e tij drejt SHBA-ve, Meta e quan një orkestrim të personave që fshihen pas kryeministrit Rama.

Meta mohoi që të ketë mbrojtur zv.kryeministrin Ahmetaj për aferën e inceneratorëve, megjithëse theksoi se e gjithë skema është ndërtuar në mënyrë hierarike dhe se përgjegjës kryesor janë Edi Rama dhe Erion Veliaj.

Kolacioni Bashkë Fitojmë bëri përpjeket e tij më të mira. për atë kohë, për ato rrethana, tërësisht anormale, të sofrcuara, që u krijuan.

Për sa i takon së ardhmes, Partia e Lirisë është e gatshme të bashkëpunojë me Partinë Demokratike, ta sqaroj, me atë të Kuvendit të 11 dhjetorit dhe me çdo forcë tjetër politike.

Vlerësojmë çdo ristrukturim të forcave të tjera që ndihmon për të rritur efikasitetin dhe për të fuqizuar opozitën. Dhe natyrisht sa i përket koalicionit për të ardhmen, jemi ende në kohë, për të marrë vendimet e duhura dhe është detyra jonë që në çdo rast, të përgatitemi sikur do të hyjmë vetëm, Partia e Lirisë. Dhe natyrisht që ne kemi qenë dhe jemi të hapur për çdo bashkëpunim që maksimalizon rezultatin e opozitës.

Për ne, themelore, është ç’kapja e shtetit, rivendosja e demokracisë, fuqizimi i opozitës, por pa dyshim fuqizimin e Partisë së Lirisë, një parti stoike”, tha Meta.