Vendosni fjalën kyçe....

Të shtëna më armë në Fier, shpallet në kërkim 30-vjeçari


Një person është shpallur në kërkim në Fier pasi ka qëlluar me armë në drejtim të një mjeti të parkuar.

Bëhet fjalë për 30-vjeçarin Martin Craga i cili pas një sherri me një person me iniciale M.S. ka qëlluar me armë në drejtim të një mjeti të parkuar në pronësi të 64-vjeçarit, i cili ishte parkuar pranë banesës së autorit.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Petovë mbrëmjen  e sotme.

Njoftimi

“Qëlloi me armë zjarri në drejtim të një automjeti të parkuar, shpallet në kërkim 30-vjeçari dhe po punohet për kapjen e tij. Sot rreth orës 19:45, në fshatin Petovë, Fier, shtetasi M. C., 30 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta me shtetasin M. S., ka qëlluar me armë zjarri automatik në drejtim të automjetit tip “Ford” në pronësi të shtetasit M. S., 64 vjeç, (në të cilin nuk ndodheshin persona brenda), i cili ishte i parkuar pranë banesës së autorit. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier dhe dy grupe të FNSH Fier janë vënë në ndjekje të autorit i cili është larguar nga vendngjarja. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje.”