198 palestinezë humbën jetën dhe 1,610 të tjerë mbetën të të plagosur, raporton Ministria Palestineze e Shëndetësisë në Gaza.
Vdekjet raportohen pasi Forcat e Mbrojtjes së Izraelit kryen sulme në përgjigje të një breshërie raketash nga Hamasi në Izrael dhe një inkursioni nga luftëtarët e Hamasit që la të paktën 40 njerëz të vdekur në Izrael dhe afro 800 të plagosur, raporton CNN.
“Hamasi ka hapur portat e ferrit në Rripin e Gazës.
Hamasi e mori vendimin dhe Hamasi do të mbajë përgjegjësinë dhe do të paguajë për veprat e tij”. Retorika luftarake e Alian u bëri jehonë komenteve të mëparshme të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, i cili tha se vendi do të “kthejë zjarrin në përmasat që armiku nuk e ka njohur”.
Ai shtoi se “armiku do të paguajë një çmim të paparë”.