Vendosni fjalën kyçe....

Irani lavdëron sulmin e Hamasit ndaj Izraelit – Media


Një këshilltar i lartë i liderit suprem të Iranit Ali Khamenei ka ofruar ‘përgëzimet’ e tij për militantët palestinezë të cilët filluan një sulm të befasishëm në territorin izraelit të shtunën, sipas organizatës gjysmëzyrtare iraniane të lajmeve ISNA.

“Ne i urojmë luftëtarët palestinezë”, tha Gjeneralmajor Yahya Rahim Safavi, sipas burimit të lajmeve, duke premtuar se Teherani ‘do qëndrojë pranë tyre deri në çlirimin e Palestinës dhe Jeruzalemit të Shenjtë’.

Duke folur në kryeqytetin iranian të Teheranit në në një conference për fëmijët, Safavi tha gjithashtu se ‘ne mbështesim operacionin Stuhia Al-Aksa’.

Komentet vijnë pasi militantët e Hamasit hynë në territorin izraelit herët të shtunën, me raporte që deklaronin se ata morën kontrollin e disa zonave në jug të vendit. Raportet kanë treguar gjithashtu se disa qytetarë dhe ushtarë izraelitë ishin zënë rob.

Autoritetet izraelite thanë se më shumë se 2,000 raketa u hodhën drejt shtetit hebre në atë që është një nga sulmet në shkallë më të madhe në rajon vitet e fundit.

Vlerësimet fillestare sugjerojnë se më shumë se 1000 janë paraqitur për trajtim në spitalet izraelite dhe mbi persona janë vrarë. Ushtria izraelite ka nisur sulmet hakmarrëse në Gaza me këtë të fundit që thotë se nga sulmet janë vrarë 198 civilë.

Disa anëtarë të parlamentit iranian iu përgjigjën sulmit të Hamasit të shtunën duke u ngritur nga vendet e tyre dhe duke brohoritur ‘Vdekje Izraelit’ dhe ‘Palestina është fitimtare, Izraeli do shkatërrohet’, tha Reuters, duke cituar televizionin shtetëror iranian.