Vendosni fjalën kyçe....

Varshava dhe Kievi bien dakord për eksportin e drithërave


 

Sipas marrëveshjes “përgjegjësinë e plotë” për kontrollin e mallrave do ta marrë Lituania. Polonia do të vazhdojë të lejojë korridoret për kalimin tranzit “sepse kjo është e mirë për fermerët polakë, për Ukrainën, për Bashkimin Evropian dhe për të gjithë botën” – tha Robert Telus.

Për shkak të luftës agresore të Rusisë kundër Ukrainës rruga klasike për eksportimin e grurit ukrainas përmes Detit të Zi është bllokuar pasi Moska e anuloi marrëveshjen për eksportin e drithërave në korrik.

BE-ja vendosi kufizime tregtare ndaj Ukrainës për transportin e drithërave me rrugë tokësore, në mënyrë që të mbronte fermerët në vendet tranzit – ku bëjnë pjesë edhe Polonia, Hungaria, Bullgaria dhe Rumania. Drithërat nga Ukraina lejohej që të transportoheshin nëpër këto vende, por jo të shiteshin atje. Kur mbaroi afati i kufizimeve për shtitjen e drithërave në këto vende Polonia, Hungaria dhe Sllovakia e zgjatën ndalimin duke shkaktuar tensione diplomatike me Kievin.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e DW.