Vendosni fjalën kyçe....

Udhëtarët e ekuipazhi hidhen në det pasi trageti me 200 persona në bord shkrumbohet nga zjarri (Video)


Një traget i madh me rreth 200 persona në bord mori flakë të shtunën ndërsa po lundronte drejt një ishulli të largët indonezian. Pasagjerëve dhe ekuipazhit iu desh të hidheshin në det për t’i shpëtuar flakëve. Famtirësisht në incident nuk humbi jetën asnjë person.

Trageti, i quajtur ‘KM Karya Indah’, po drejtohej herët të shtunën për në Sanana, një port në ishullin e largët Limafatola në Indonezinë verilindore kur një zjarr shpërtheu në bord. Zjarri filloi vetëm 15 minuta pasi anija u largua nga porti në Ternate, kryeqyteti i provincës Maluku të veriut.

Flakët shpejt përfshinë anijen e madhe, duke i detyruar njerëzit në bord të kërkonin shpëtimin në det. Videot e publikuara në mediat sociale tregojnë njerëz të ulur në gomone shpëtimi si dhe ata në ujë që kapen pas objekteve lundruese duke parë zjarrin që flakëron në bordin e tragetit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *