Vendosni fjalën kyçe....

Partizani ‘nënshtron’ Dinamon në derbi


Partizani ka triumfuar në derbin ndaj Dinamos duke e mundur këtë të fundit me rezultatin 3-1.

Golat për të kuqtë u shënuan nga Dieudonne, Rrapaj e Da Silva, në pjesën e dytë të takimit ndërsa dinamovitët shkuartuan në minutën e tretë shtesë me Kacorrin.

Pas fitores Partizani është ngjitur në vendin e dytë ndërsa ka për të luajtur edhe një ndeshje më shumë se Tirana e kreut ndërsa Dinamo mban vendin e parafundit me 3 pikë në 5 takime.

Tirana nga ana e saj u mund mëë herët nga Erzeni në stadiumin ‘Selman Stermasi’.