Vendosni fjalën kyçe....

Kërcënoi Modin në videon me gjarpërinj, këngëtarja pakistaneze rrezikon 2 vite burg


Një këngëtare pakistaneze ka akuzuar agjencinë lokale për mbrojtjen e jetës së egër se po i bindet kryeministrit indian Narendra Modi.

RT” shkruan se këngëtarja është futur në telashe me autoritetet, pas një videoje që publikoi në rrjetet sociale, duke kërcënuar kryeministrin indian me gjarpërinj, pasi ai vendosi t’i hiqte autonominë Kashmirit.

Rabi Pirzada, një këngëtare e muzikës pop nga Pakistani dhe yll televiziv, rrezikon të dënohet me një gjobë të shtrenjtë dhe me dy vite burg, për shkak të kësaj video, ku ajo shfaqet me një gjarpër gjigand.

Në videon e publikuar më 2 shtator, Pirzada i thoshte Modit se miqtë e saj reptikë, janë “dhurata speciale” për të.

“Shih se çfarë kam përgatitur për ty. Pra, përgatitu të vdesësh në ferr. Mirë? Dhe këta miqtë e mi do të kremtojnë për ty”, thotë këngëtarja në klip përpara se të prezantojë gjarpërinjtë, e madje dhe një aligator.

Videoja që prej asaj kohe ka mbledhur pothuajse 100,000 shikime, duke pushtuar titujt e mediave indiane dhe pakistaneze.

Këtë javë që Departamenti i Mbrojtjes së Jetës së egër dhe Parqeve filloi një hetim në lidhje me mbajtjen e kafshëve ekzotike në sallonin e e bukurisë së këngëtares, ku është realizuar dhe videoja.

Një zyrtar i lartë i këtij departamenti, Sohail Ashraf, tha se akti pakistanez i kafshëve të egra ndalon mbajtjen e kafshëve si këto si kafshë shtëpiake, duke shtuar se nuk ekziston asnjë leje që mund të merret për të legalizuar pronësinë e tyre.

Por këngëtarja thotë se ka qenë postimi i saj anti-Modi që e ka futur në telashe dhe jo dashuria e saj për kafshët ekzotike.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *