Vendosni fjalën kyçe....

Bardhi i zë vendin Bashës në Kuvend, veprimi shkakton të qeshura te deputetët (Video)


Zënia e vendit të Lulzim Bashës në Kuvend nga ana e Gazment Bardhit ka shkaktuar të qeshura në mes deputetëve të pranishëm.

Vënien në dukje nga Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, deputeti i PD-së e ka marrë me sportivitet duke thënë se pas shumë orësh seanca duhet edhe pak humor.

Mes Bardhit dhe Bashës ka ndodhur një përplasje së fundmi për shkak të situatës në Partinë Demokratike dhe si duket kjo ka bërë që të qeshin edhe deputetët.