Vendosni fjalën kyçe....

“O mam e fitova…” – Alban Ramosaj fiton çmimin e madh në “Këngën Magjike” (VIDEO)


Alban Ramosaj është fituesi i këtij edicioni të 22 të festivalit “Kënga Magjike”, me këngën “Thikat e mia”.

Kjo këngë bëri për vete artistët, jurinë, e mbi të gjitha publikun shqiptar pasi qëndronte në krye në të trija këto faza të votimit: të artistëve për njëri-tjetrin, votimit të jurisë dhe në fund të publikut. Ai ishte këngëtari më i votuar nga publiku.

I përlotur, Ramosaj tha se këtë fitore ia dedikon nënës së tij që ndodhej në sallë.

“O mam e fitova… faleminderit të gjithëve e kam mendua këtë moment dhe nuk po më besohet akoma, nuk kam fjalë. Faleminderit nga shpirti, nga zemra, më rikujtuat arsyen përse bëj këtë që bëj, ju falënderoj nga shpirti edhe njëherë. Ndihem më i vlerësuar se kurrë, jam pa fjalë. ”

“Unë tani nuk e di çfarë po them, do çohem nesër do them çfarë thashë, mund të kisha thënë diçka tjetër…Dua të falenderoj bashkëpunëtorët, Fifi, Bruno, Flori, çunat të gjithë… të gjithëve që më votuan, por dikë dua të falënderoj më shumë, është ajo që e thashë pak më herët: Mam ku je, kjo është për ty! Është për gjithçka ke bërë për mua, faleminderit.”- tha Ramosaj.

Ndryshe nga edicionet e kaluara, “Kënga Magjike” këtë vit kishte vetëm 3 çmime: Best New Artist, Best International Artist dhe çmimin e madh.

Çmimi Best New Artist këtë vit shkoi për grupin Urban Band. Ndërsa çmimin Best International Artist e rrëmbeu artistja nga Gjeorgjia, Nutsa.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *