Vendosni fjalën kyçe....

Makina përplas për vdekje këmbësorin në Klos, arrestohet drejtuesi i mjetit


Një aksident me pasojë vdekjen e një këmbësor është regjistruar mesditën e sotme në fshatin  Suç të Klosit.

Sipas raportimit në media, mësohet se drejtuesi i mjetit, shtetasi me inicial B.B., ka përplasur shtetasin me iniciale Z.M. (rreth 75 vjeç), i cili ka humbur jetën në spital.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariat, ndërsa grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje.