Vendosni fjalën kyçe....

Dyshohet se përdhunoi një të ri, arrestohet 51-vjeçari në Tiranë


Arrestohet nga policia e Tiranës një 51-vjeçar pasi dyshohet se ka përdhunuar një të ri.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në kryeqytet, teksa specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3, pas denoncimit arrestuan shtetasin A. H., 51 vjeç, banues në Tiranë.

Sipas burimeve zyrtare, 51-vjeçari dyshohet se ka kryer marrëdhënie homoseksuale me një 23-vjeçar, pa dëshirën e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.