Vendosni fjalën kyçe....

Kush janë dy personat që u kërkohet të deklarojnë pasurinë brenda 48 orësh


Policia ka shënjestruar Altin Lamen e Erlis Dukën, të cilëve u ka kërkuar që të vetëdeklarojnë pasuritë e tyre dhe burimin brenda 48-orësh.

Altin Lame, banues në Tiranë është i dënuar në Itali për vrasje ndërsa Erlis Duka, ka qenë u dënuar në Shqipëri.

Ai është vëllai i Leonard Dukës, i cili është në kërkim për ekzekutimin e ish-efektivit të policisë, Santiago Malko në Tiranë në gusht të vitit 2019.

Njoftimi i policisë

OFL, 20 shkurt

Vijon me intensitet Operacioni Forca e Ligjit, në zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda.

OFL, në bashkëpunim me strukturat e tjera të Policisë së Shtetit, po kryen veprime komplekse, për përmbushjen e detyrimeve të përcaktuara në Ligjin Special.

Në këtë kuadër, bazuar në Aktin Normativ nr. 1, të datës 31 janar 2020, OFL u ka dërguar kërkesat për vetëdeklarim të pasurisë, shtetasve:

– A. L., me banim Tiranë, i dënuar në Itali për “Vrasje në rrethana cilësuese”;

– E. D., me banim Tiranë, i dënuar për “Shkatërrim të pronës me zjarr”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së, të cilat do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL bën me dije se formularët e plotësuar nga personat që u është kërkuar vetëdeklarimi janë dorëzuar në SPAK, sipas përcaktimit në Aktin Normativ nr. 1, të datës 31 janar 2020.

Për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë, OFL do të informojë publikun në vijimësi.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *