Vendosni fjalën kyçe....

Zgjedhjet në Kukës, KAS rrëzon kërkesën e PD, do ketë vetëm 1 anëtar në KZAZ


KAS ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike duke lënë në fuqi vendimin e KQZ-së sa i takon ndarjes së anëtarëve të KZAZ-së për zgjedhjet në Kukës.

Kështu, Partia Socialiste do të ketë mundësinë të propozojë 3 komisonerë në KAZAZ, Partia e Lirisë dy komisionerë dhe Partisë Demokratike i mbetet vetëm një. 

Ky vendin i KQZ u bazua në rezultatet e zgjedhjeve vendore të 14 majit, ku Partia Demokratike doli forcë e tretë në rang kombëtar, edhe pse PD nuk bie dakord që Partia e Lirisë të konsiderohet si partia më e madhe opozitare pasi sipas tyre konfuzon demokratët.