Vendosni fjalën kyçe....

I dyshuar për rrëmbimin e “Koçoles” dhe Sulovarit, gjykata lë në burg Albi Mecinin që u kap me 21 kg eksploziv


Gjykata e Sarandës ka lënë në burg, Albi Mecinin, i dyshuar për rrëmbimin e Leonard Thodhorit dhe Fatmir Sulovarit, disa muaj më parë në qytetin bregdetar.

Albi Mecini akuzohet për veprën penale “rrëmbimi ose mbajta peng e personit” për ngjarjen e prillit, ku në rrethana misterioze u zhdukën pa asnjë gjurmë ‘Koçole’ dhe miku i tij.

Ai u arrestua pak ditë më parë me 2 çanta me 21 kg eksploziv, ndërsa për këtë vepër ndaj tij u caktua masa ‘arrest me burg’.

Shoqërimi i Albi Mecinit në sallën e gjykatës u bë nën masa të rrepta sigurie.

Seanca u kryesua nga Gjyqtari Alban Vecani, ndërsa Prokurore ishte Esmeranda Basho.