Vendosni fjalën kyçe....

Merkel takon liderët e rajonit, mes tyre Kurtin: Do duheshin shumë ditë t’ju vizitoja të gjithë


Kancelarja gjermane Angela Merkel takon liderët e rajonit, mes tyre kryeministrin e Kosovës Albin Kurti. “Do duheshin shumë ditë t’ju vizitoja të gjithë, faleminderit që erdhët në Tiranë”, tha mes të tjerash Merkeli.

 “Faleminderit që erdhët.

Planifikova të vija në secilin vend tuajin por doli që ishte e pamundur. Më duheshin besoj 3-4 ditë dhe kjo ishte, sipas situatës aktuale, shumë kështu që faleminderit Edi për mikpritjen tonë dhe ai më shpjegoi që kjo është “tokë gjermane” sepse është investim gjerman”, u tha Merkeli liderëve Albin Kurti, Zoran Zaev, Ana Brnabi etj, ndërsa e mbante fjalëne  saj nga “MK Hotels” në Tiranë.