Vendosni fjalën kyçe....

“Do hyjmë në Rafah me ose pa marrëveshje pengjesh” – Netanyahu


Izraeli do dërgojë trupa në qytetin Rafah, pavarësisht nëse arrihet një armëpushim dhe marrëveshje për lirimin e pengjeve me Hamasin, tha të martën kryeministri Benjamin Netanyahu.

Ministri i Jashtëm izraelit, Israel Katz, kishte premtuar më parë se do e anulonte operacionin e diskutueshëm në këmbim të lirimit të pengjeve.

I ndodhur në kufirin jugor të Gazës me Egjiptin, Rafah është shtëpia e rreth 1.4 milionë palestinezëve që janë larguar nga kufijtë veriorë të enklavës.

Që nga tetori, Izraeli ka kryer sulme të rregullta ajrore në Rafah kundër atyre që pretendon se janë objektiva të Hamasit dhe Netanyahu ka kërcënuar për muaj të tërë se do nisë një pushtim tokësor të qytetit, pavarësisht kundërshtimeve nga SHBA-ja dhe OKB-ja.

“Ideja se ne do e ndalojmë luftën përpara se të arrijmë të gjitha qëllimet është jashtë diskutimit”, tha Netanyahu në një deklaratë nga zyra e tij.

“Ne do hyjmë në Rafah dhe do eliminojmë batalionet e Hamasit atje,  me ose pa marrëveshje, për të arritur fitoren e plotë”.

Ministri i Jashtëm Katz i kishte thënë Channel 12 të Izraelit të shtunën se Izraeli do “pezullonte operacionin” nëse Hamasi pranonte të lironte disa nga rreth 130 pengjet izraelite që janë ende në robërinë e tij në Gaza.