Vendosni fjalën kyçe....

Qindra të pranishëm në ‘dasmën homoseksuale’ arrestohen në vendin afrikan


Policia nigeriane ka arrestuar më shumë se 100 homoseksualë të dyshuar që morën pjesë në një ceremony martese të të njëjtit seks në shtetin Delta të vendit, njoftuan zyrtarët të martën.

“Komanda e Shtetit Delta ka arrestuar mbi qindra të dyshuar homoseksualë në një hotel duke kryer një ceremoni martese homoseksuale,” zbuloi agjencia e zbatimit të ligjit në një deklaratë të postuar në X (ish-Twitter).

Bright Edafe, një zëdhënës i Komandës së Policisë, deklaroi se ata morën informacion për ceremoninë e martesës së dy burrave në një hotel në qytetin jugor të Ekpan.

Policia bastisi hotelin të hënën, shpjegoi Edafe në një Facebook live të martën, duke parakaluar 67 prej të dyshuarve të ndaluar në selinë e policisë.

“Pjesa mahnitëse e saj ishte se ne pamë dy të dyshuar, dhe ka një video incizim ku ata po kryenin ceremoninë e tyre të dasmës. Ne jemi në Afrikë dhe jemi në Nigeri. Ne nuk mund të kopjojmë botën perëndimore”, tha ai.

Ai gjithashtu paralajmëroi se autoritetet nuk do toleronin që njerëzit LGBTQ të shfaqin hapur orientimin e tyre seksual në vendin e Afrikës Perëndimore, ku homoseksualët arrestohen shpesh.

“Kjo nuk është diçka që do lejohet në Nigeri,” tha Edafe, duke shtuar se të dyshuarit do akuzohen në gjykatë në përfundim të hetimeve.

Një nga të arrestuarit ka mohuar të jetë homoseksual, duke u thënë gazetarëve se ai u kap nga policia teksa po shkonte për në një sfilatë mode.

“Unë jam veshur si femër sepse jam model dhe dua të jap shfaqje në skenë. Nuk e di nëse veshja si kjo është një fyerje. Unë nuk jam homoseksual”, këmbënguli ai.

Akti i Ndalimit të Martesave të të njëjtit seks i Nigerisë, 2013, percakton 14 vjet burgim për personat e shpallur fajtorë. Individët që administrojnë, dëshmojnë ose ndihmojnë në solemnizimin e një martese të të njëjtit seks në vendin më të populluar të Afrikës përballen me një dënim me dhjetë vjet burg.

Në dhjetor, policia arrestoi 19 persona të akuzuar për organizimin e një martese homoseksuale në qytetin verior Kano.