Vendosni fjalën kyçe....

Partizani i shënon dy gola Tiranës, tifozët zbresin në fushë e përleshen keqazi (Videot)


Partizani e ka mbyllur në avantazh të dy golave pjesën e parë të derbit me Tiranën.

Duhet thënë se bardheblutë kanë bërë më shumë volum loje por golat i kanë shënuar të kuqtë.

Dy golat e Partizanit janë shënuar nga Melo e Solomon në minutat 28 e 34 respektivisht.

Tifozeritë në shkallët e stadiumit janë përplasur fizikisht duke u futur brenda fushës përpara fillimit të takimit.

Ata kanë goditur njëri-tjetrin me sende të forta ndërsa është dashur ndërhyrja e policisë për normalizimin e situatës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *