Vendosni fjalën kyçe....

Një person i armatosur vret tre njerëz me ngjyrë në SHBA


Një burrë i bardhë i armatosur me një armë automatike e një pistoletë vrau tre njerëz me ngjyrë të zezë në një dyqan në Jacksonville, Florida, të shtunën, përpara se të qëllonte veten, në atë që policia e përshkroi si një krim me motive racore.

“Të shtënat ishin motivuar racialisht pasi ai i urrente njerëzit me ngjyrë,” tha Sherifi i Jacksonville T.K. Waters në një konferencë për shtyp.

I dyshuari, të cilin Waters e përshkroi si një mashkull të bardhë i veshur me një jelek antiplumb, nuk u identifikua. Ai tha se të tre viktimat – dy burra dhe një grua – ishin me ngjyrë.

Waters tha se autoritetet besonin se vrasësi veproi i vetëm dhe se para të shtënave ai kishte shkruar ‘disa manifeste’ për mediat, prindërit e tij dhe forcat e rendit që jepnin hollësi për urrejtjen e tij ndaj njerëzve me ngjyrë.