Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Më 25 korrik nis sfida, kam mision rivendosjen e demokracisë


Presidenti në detyrë, Ilir Meta gjatë një interviste në Fax News deklaroi se pas 25 korrikut kur dhe mbaron zyrtarisht mandati i tij do të nisë një sfidë.

Meta theksoi se sfidën do e bëjë bashkë me shqiptarët.

Më tej ai tha se e ka mision të pashmangshëm rivendosjen e demokracisë në Shqipëri.

Unë besoj se kam një mision të pashmangshëm për t’ju përkushtuar rivendosjes së demokracisë në vend, të gjithë sistemit të llogaridhënies dhe të mbrojtjes së interesave kombëtare që minohen në mënyrë sistematike. Kjo është një sfidë e cila nis në 25 Korrik, dhe është një sfidë që do ti bëj bashkë gjithë shqiptarët e ndershëm dhe patriotë.

Jam shumë besim plotë se, ne do të tregojmë se jemi vërtet një popull shqiponjash. Dhe të gjithë ata që bënë llogaritë për të ekzekutuar pluralizmin politik dhe demokracinë në Shqipëri, me qëllim shkatërrimin e interesave tona kombëtare, do të zhgënjehen shumë thellë”, përmbylli Ilir Meta.