Vendosni fjalën kyçe....

Dyshime për të shtëna me armë dhe sherr me sende të forta mes dy familjeve në Krujë, plagosen dy persona


Një sherr me sende të forta ka ndodhur në Krujë mes personave.

Gjatë konfliktit policia dyshon se është qëlluar edhe me armë zjarri në ajër.

Dy vëllezërit D.Gj dhe K.Gj u konfliktuan me vëllezërit .R.Rr, B.Rr, B. Rr, dhe A.Rr.

Nga konflikti u dëmtuan dy vëllezërit D.Gj dhe K.Gj,.

Më datë 19.06.2023, rreth orës 19:55, në një dyqan lulesh në pronësi të shtetasve D. Gj., dhe K. Gj., (vëllezër), ka ndodhur një konflikt me sende të forta mes këtyre shtetasve dhe shtetasve R. Rr., B. Rr., B. Rr., dhe A. Rr., (vëllezër), të cilët gjatë konfliktit dyshohet se kanë qëlluar në ajër me armë zjarri, e më pas janë larguar.

Si pasojë (nga përdorimi i sendeve të forta) janë dëmtuar shtetasit D. Gj., dhe K. Gj.

Shërbimet e Policisë po krehin zonën me qëllim kapjen e autorëve të dyshuar.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të konfliktit”-njofton policia.