Vendosni fjalën kyçe....

Do drejtojë agjencinë izraelite të spinuazhit, kush është shefi i ri i Mossad-it


David ose Dadi Barnea është bërë kreu i 13-të i agjencisë së famshme izraelite të spiunimit, pasi paraardhësi i tij Yossi Cohen përfundoi mandatin e tij në fund të majit. Shefi i ri i spiunazhit do t’i shërbejë vendit për pesë vjet dhe do të duhet të trajtojë një numër çështjesh të sigurisë, duke përfshirë Hamasin në jug dhe Hezbollahun në veri.

Ka kaluar një javë që kur Yossi Cohen, ish-kreu i Mossad-it të Izraelit, ka lënë postin e tij si kryespiuni i lartë i vendit. Thashethemet thonë se ai tani do të kërkojë një karrierë politike, potencialisht në radhët e partisë Likud të Netanyahut ose krijimin e partisë së tij, pasi kaloi të ashtuquajturën periudhë ftohjeje prej tre vjetësh.

Cohen ndoshta do të mbahet mend si një nga shefat më të mirë të Mossad. Nën udhëheqjen e tij, gjencia e spiunimit hyri në një strukturë iraniane në vitin 2018 dhe vodhi gjysmë ton skedarë bërthamorë.

Me Cohen në krye, Izraeli arriti të merrte miliona maska ​​fytyre, komplete provash dhe pajisje të tjera të nevojshme për të përballuar koronavirusin, në një kohë kur vendet e tjera po luftonin të qëndronin mbi sipërfaqe. Dhe ishte ai që luajti një rol kryesor në formësimin e marrëveshjeve të normalizimit midis shtetit hebre dhe një numri të kombeve myslimane në vitin 2020.

Ish-shefi i Mossad Yossi Cohen, David Barnea e kryeministri izraelit Benjamin Netanuyahy

Miqësor, por i ashpër

Tani, dhimbja e kokës e sigurisë së Izraelit do të vihet mbi supet e një personi tjetër. David ‘Dadi’ Barnea, një baba 56 vjeçar i katër fëmijëve, i cili ka qenë zëvendës i Cohen që nga viti 2019 dhe ishte e natyrshme që ai të merrte postin.

Ashtu si me krerët e mëparshëm të Mossad, nuk dihet shumë për personin i cili do të drejtojë një nga organizatat klandestine më të njohura në botë.

Në vitet e tij të hershme, ai shërbeu në njësinë elite të ushtrisë izraelite Sayeret Matkal, kushtuar misioneve speciale të zbulimit. Në atë kohë, ai u vlerësua për aftësinë e tij për të vepruar shpejt.

Pas shërbimit, ai studioi dhe punoi si menaxher i lartë i biznesit në një nga bankat e investimeve të Izraelit. Dhe vetëm në vitin 1996, ai u regjistrua në Mossad, ku fillimisht ishte përgjegjës për mbledhjen e inteligjencës.

Nga atje rruga për në majë ishte e garantuar. Sipas raporteve, Barnea u vu re nga kreu i ndjerë i Mossad, Meir Dagan, i cili u sigurua që ta promovonte atë në punë të ndryshme brenda organizatës. Ai e zhvendosi Barnean në ‘Tsomet’, një degë që i kushtohej rekrutimit dhe operacioneve të spiunëve të organizatës.

Pasardhësi i Dagan, Tamir Pardo ishte gjithashtu i impresionuar me Barnea dhe e shndërroi atë shpejt në kreun e atij departamenti, i cili nën udhëheqjen e tij mori katër çmime shtetërore, një arritje që askush nuk e kishte marrë më parë.

Barnea karakterizohet si një individ i ngrohtë dhe miqësor, i cili tregon respekt për të gjithë rreth tij. Ai është novator, i hapur ndaj ndryshimeve dhe njeri i veprimit.

Por kur bëhet fjalë për punën e tij dhe sigurinë e Izraelit, ai është i njohur si i ashpër e pa kompromis.

David Barnea

Kërcënimet e sigurisë së Izraelit

Ai do të ketë mjaft sfida të sigurisë për t’u shqetësuar. Në jug, ai ka qenë i zënë me Hamas, një grup islamik që kontrollon Rripin e Gazës.

Gjatë operacionit më të fundit ushtarak të vendit, që shpërtheu pas një sulmi me raketa të Hamasit ndaj Izraelit, fuqisë ushtarake të organizatës iu dha një goditje e rëndë, me Izraelin që shkatërroi kilometra të gjatë tunele si dhe një numër mbresëlënës zyrash e objektivash të tjerë ushtarakë.

Mossad, së bashku me agjencitë e tjera të sigurisë, do të duhet të sigurohen që Hamasi nuk do të plotësojë arsenalin e tij, i cili zakonisht arrin në Rripin e Gazës përmes gadishullit Sinai të Egjiptit.

Në veri, Mossad do të duhet të adresojë kërcënimin në rritje të Hezbollahut, një milici Shiite e lidhur me Iranin.

Republika Islamike gjithashtu i ka dhënë shtetit hebre një arsye për t’u shqetësuar, veçanërisht pas vrasjes së Mohsen Fakhrizadeh, një shkencëtar i lartë iranian i vrarë në fund të vitit 2020 në një sulm që iu mvesh Mossad-it.

Barnea është i vetëdijshëm për këto dhe sfida të tjera me të cilat po përballet vendi i tij. Sipas ligjit izraelit, ai nuk mund të japë intervista ose të shprehë pikëpamjet e tij se si ai planifikon të trajtojë ato çështje, por kur kryeministri Benjamin Netanyahu vendosi ta emërojë atë në këtë pozitë, ai e dinte se do të ishte në kërkim të sfidave dhe do duhet t’u japë zgjidhje kërcënimeve të vendit.

Përgatiti për Hashtag,al. Klodian Manjani

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Sputnik


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *