Vendosni fjalën kyçe....

Sonda indiane i afrohet uljes në Hënë, ajo ruse u rrëzua pak orë më parë (Video)


Agjencia hapësinore e Indisë publikoi pamje të Hënës të marra nga anija e saj hapësinore Chandrayaan-3 teksa i afrohet polit jugor hënor, një rajon i paeksploruar më parë që mendohet se përmban akull.

Videoja, e marrë të enjten, menjëherë pas ndarjes së zbarkuesit të raketës nga moduli i shtytjes, tregoi një pamje nga afër të kratereve të satelitit të Tokës.

Agjencia hapësinore indiane lëshoi ​​raketën që mbante anijen kozmike më 14 korrik, duke u nisur nga porti kryesor hapësinor i vendit në shtetin jugor të Andhra Pradesh. Landeri është planifikuar të provojë një ulje më 23 gusht.

Rusia nisi anijen e saj të parë kozmike në 47 vjet më 11 gusht, duke marrë një kurs më të drejtpërdrejtë për të arritur në polin jugor të hënës, ku shkencëtarët kanë zbuluar akull nga uji që mund të përdoret për karburant, oksigjen dhe ujë të pijshëm për misionet e ardhshme në Hënë për një koloni atje mgjithatë sonda e saj u  përplas mbi sipërfaqen e Hënës.

 

Terreni i ashpër pritet të ndërlikojë një ulje në polin jugor hënor. Një mision i mëparshëm i agjencisë hapësinore të Indisë, Chandrayaan-2, u rrëzua në vitin 2019 pranë vendit ku Chandrayaan-3 do provojë të ulet.

Chandrayaan, që do thotë ‘automjeti i Hënës’ në sanskritisht, përfshin një tokëzues 2 metra të gjatë, i projektuar për të vendosur një mjet që pritet të mbetet funksional për dy javë duke kryer një seri eksperimentesh.

Që nga viti 2020, kur India u hap për nisjet private, numri i startup-eve në hapësirë ​​është dyfishuar. Në fund të vitit të kaluar, Skyroot Aerospace, investitorët e së cilës përfshijnë fondin sovran të pasurisë GIC të Singaporit, lëshoi ​​raketën e parë të ndërtuar privatisht në Indi.