Vendosni fjalën kyçe....

Ndërpritet seanca, socialistët mbledhje urgjente të grupit parlamentar


Grupi parlamentar i PD-së, po zhvillon një mbledhje urgjente në Kuvend.

Mbledhja erdhi pas kërkesës së demokrates Rudina Hajdari, e cila kërkoi më herët gjatë fjalës së saj që të ndërpritej seanca e të diskutohej me presidentin Meta me qëllim që të gjendej një zgjidhje konsensuale që do i hapte rrugën zgjedhjes së dy anëtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese.

Pas kësaj, kreu i grupit parlamentar socialist, Balla, kërkoi marrjen në shqyrtim të propozimit të Hajdarit e më pas të vendoset nëse do vijohej me votimin.

Po çfarë deklaroi më herët Hajdari

‘Kisha një propozim për votimet e sotme. Doja t’i bëja apel parlamentit sot që të tregojmë më tepër vullnet, do të sugjeroja ta ndërprisnim seancën. T’i kërkojmë presidentit dialog që të mos çojmë procesin e dy anëtarëve drejt një ngërçi të panevojshëm. Të gjitha palët janë përgjegjëse, nuk ndjekin procedurën. Ulja për të gjetur një marrëveshje për të gjetur konsesusin për mosbllokimun e kandidaturave do ta shpëtonte vendin tonë, po flasim për një nga organet më të rëndësishme të shtetit.’ – tha ndër të tjera Hajdari.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *