Vendosni fjalën kyçe....

Shtatë viktima pas rrëzimit të autobusit me tifozë në Brazil


Shtatë persona humbën jetën në një aksident në një autostradë në shtetin brazilian të Minas Gerais në orët e para të së dielës, tha zyra  e zjarrfikësve të shtetit.

Autobusi po transportonte tifozët e ekipit të futbollit Corinthians, pasi ata ndoqën një ndeshje kundër Cruzeiro në kryeqytetin Minas Gerais, Belo Horizonte.

Pasagjerët thanë se në automjet ndodheshin 43 persona. Dyshohet se autobusit iu këputën frenat rreth orës 2:50 të mëngjesit, u përplas në një kanal dhe u përmbys, sipas zjarrfikësve.

Departamenti i zjarrfikësve tha se 36 persona u plagosën, 27 prej tyre u dërguan në spitale dhe njëri ishte në gjendje të rëndë, por jashtë rrezikut për jetën.

Corinthians shprehu keqardhjen për aksidentin dhe shprehu solidaritetin e tij me familjet e viktimave. Ngushëllimet e tyre shprehën edhe disa klube të tjera braziliane të futbollit.