Vendosni fjalën kyçe....

Berisha akuza prokurorisë: Indiferencë kriminale e antiligjore e SPAK-ut për aferën McGonigal


Sali Berisha ka sulmuar SPAK-un duke e akuzuar për heshtje kriminale për ëështjen McGonigal.

Në një konferencë për mediat, ai tha se ‘dënon indiferencen kriminale antiligjore të SKAP-it për aferën McGonigal’.

Berisha tha se ndërsa McGonigal ka pranuar fajësinë për dosjen e Nju Jorkut që ka të bëjë me oligarkun rus Oleg Deripaska, pritet të bëjë të njëjtën gjë edhe dosjen e Uashingtonit që ka të bëjë me veprimtarinë e tij në Shqipëri.

“Denoncoj me forcën më të madhe indiferencën kriminale, antiligjore dhe antikushtetuese të SKAP-it të partisë dhe drejtësisë shqiptare ndaj aferës McGonigal në Shqipëri. Shqipëria do skuqet nga turpi pak ditë më vonë kur McGonigal të shpallë veten fajtor për krimet e kryera në Shqipëri. S’mund të ketë drejtësi në botë përveë asaj që funksionon në kontrollin e plotë politik të qeverisë, që nuk hap hetimin e nuk vendos ndjekjen penale ndaj McGonigal e bashkëpunëtorëve të tij, Edi Rama, Dorian Duëka, Agron Neza që rekrutuan me korrupsion McGonigal për hetime private dhe për përgatitin me manipulim të dosjes së shpalljes non grata të Sali Berishës. Një heshtje e tillë armiqësore ndaj ligjit, Kushtetutës dhe opozitës mund ta mbajnë vetëm prokurorë dhe hetues skllevër të mjerë të krimeve të tyre ose militant fanatikë të Edi Ramës, hjekësit kryesorë të këtyre akteve.” – tha Berisha.

Më herët ai tha se McGonigal e kishte pranuar fajësinë pëër dosjen në Nju Jork për zbutjen e sanksioneve ndaj oligarkut rus, Olg Deripaska.

“Mediat e mëdha në SHBA janë hapur përsëri me superskandalin e ish-shefit të kundërzbulimit të FBI-së McGonigal, i cili ndiqej penalisht për dy dosje. Në Nju Jork për dosjen ruse ndërsa në Uashington për dosjen shqiptare. Dy ditë më parë, Charles McGonigal pranoi fajësinë e tij se ka shkelur betimin, është korruptuar dhe ka tradhëtuar FBI-në, teksa duke mbikëqyrur oligarkun rus nën sanksione Oleg Deripaska, të lidhur me Putinin, me qëllim forcimin e sanksioneve ndaj tij ka bërë kundërtën. Ai ka pranuar shuma të mëdha për heqjen e sanksioneve ndaj Deripaskës. Sipas mediave, avokati i McGonigal po punon me prokurorin e Uashingtonit për pranimin e fajësisë nga klienti i tij edhe për dosjen shqiptare dhe arritjen e një marrëveshjeje.” – shtoi Berisha.

Ish-kryeministri tha se ish-oficeri i FBI-së e ka ushtruar veprimtarinë e tij edhe në Shqipëri ku ka shërbyer si ‘vrasës me pagesë’ i opozitës ndërsa  ka manipuluar edhe biznesmenë të ndryshëm nën sanksione se do ua hiqtë ato kundrejt pagesës.

“Veprimtarinë e tij kriminale McGonigal e ka zhvilluar edhe në Shqipëri në bashkëpunim të ngushtë me kryeministrin Rama, këshilltarin privat Dorian Duëka dhe ish-oficerin e sigurimit të shtetit, Agron Neza, ish-ministrin e Energjetikës së asaj kohe, Damian Gjiknuri e të tjerë. Veprimtaria kriminale antiligjore e tyre në Shqipëri është 5-vjeëare dhe është zhvilluar në këto drejtime themelore. Drejtimi i parë është angazhimi i McGonigal kundrejt pagesës gjatë kohës që ishte në detyrë nga Edi Rama në bashkëpunim me Ramën e të tjerët për shkatërrimin e opozitës shqiptare, për një puë antikushtetues ndaj opozitës shqiptare dhe presidentit si kundërshtar i Edi Ramës. Drejtimi i dytë është vendosja e gjobave ndaj biznesmenëve shqiptarë që ishin nën sanksione duke i mashtruar ata me heqje sanksionesh kundrejt pagesave. Tre, ndërhyrje korruptive për heqje licence nafte për një kompani ruse e dhënien e licencës njëë kompanie tjetër ruse.”­ – tha Berisha.