Vendosni fjalën kyçe....

Bayern Munich rikthehet te fitoret, mund minimalisht Union Berlin


Bayern Munich i është rikthyer fitoreve në Bundesligë.

Bavarezët triumfuan minimalisht 1:0 ndaj Union Berlinit, në ndeshjen e mbetur të javës së 13-të në elitën e futbollit gjerman.

Pjesa e parë u mbyll pa gola të shënuar, me kampionin në fuqi të Gjermanisë që pati dominimin pothuajse absolut.

E me të filluar pjesa e dytë, Guerreiro shënoi për epërsinë e vendasve në minutën e 46-të.

Harry Kane realizoi në të 55-tën, por goli u anulua nga sistemi VAR për pozicion jashtë loje.

 Me këtë fitore, Bayern Munich tani shkon në 44 pikë në vendin e dytë, katër më pak se lideri, Bayer Leverkusen.