Vendosni fjalën kyçe....

Audiopërgjimi i Gorresë, Braçe i kthehet qytetarit: Plehrat le të lehin, karvani ecën. Punonjësi i bashkisë tentoi të më godiste


Deputeti i PD-së Erion Braçe u është përgjigjur banorëve të fshatit Grabian të cilët dy ditë më parë publikuan një audioincizim të një bisede me kryebashkiakun e Divjakës Josif Gorrea ku ai i quante k*rva.

Në një shënim në Facebook ish-zv.kryeministri shkruan se ‘plehrat le të lehin, karvani shkon përpara’ duke theksuar se kryebashkiaku Gorrea vendosi kapsulimin e mbetjeve duke u çuar ato në inceneratorin e Fierit, çka ka çuar në zero mbetje e mbeturina.

“Plehrat le te lehin, karvani shkon perpara! Prej dates 4 gusht, zero grame mbetje-plehra, ne Grabian; cdo mbetje-plehra te cdo njesie te bashkise Divjake, eshte depozituar ne impiantin e Fierit! Ky eshte fakt qe askush nga “plehrat” nuk e thote! Kryetari i bashkise Divjake, Josif Gorrea, ka vendosur te mbylle vend depozitimin e mbetjeve ne Grabian; Ai ka vendosur te beje kapsulimin e plote te vend depozitimit ne Grabian dhe vend depozitimit ne fshatin Gur! askush para tij, kryetar komune apo kryetar bashkie, nuk e mori nje vendim te tille; Perkundrazi, derdhi plehra ne to sa deshi! Keto jane faktet e punes dhe keto ju duhen njerezve!” – shkruan Braçe.

Më tej Braçe sqaron edhe çështjen e audiopërgjimit të publikuar në media. Sipas tij telefonata është zhvilluar në datën 4 gusht dhe e kanë e treta në qeri.

Ai sqaron se ka kuptuar se ajo ka qenë ftesë për konflikt dhe i ka kërkuar kryebashkiakut Gorrea që të ndërpresë çdo komunikim me banorët.

Sipas Braçes, pas mbërritjes së tij në Grabian, një punonjës i bashkisë Divjakë ka tentuar ta godasë por nuk është lejuar.

“Tani, dy fjale per lehjet e plehrave dhe nje audiopergjim; “AUDIOPERGJIMI” ka ndodhur ne daten

4 gusht ne mengjes, pra as dje, as pardje, por ne daten 4 gusht; Ka qene telefonata e trete ne 10 minuta nga roja i fushes se mbetjeve ne Grabian; Teresisht i marre osh dhe nen ndikimin e nje punonjesi te bashkise Divjake, i cili prej ditesh refuzonte punen e tij dhe pengonte punen e kolegeve te tij;

Une kam qene ne anen tjeter te telefonit dhe kam kuptuar qe e gjitha ishte ftese per konflikt fizik ne Grabian, i kerkuar me ngulm qe nje jave pas dites se zgjedhjeve, organizuar cdo dite nga ajo dite me ngulm te madh; I kam kerkuar kryetarit te bashkise te nderprese komunikim me punonjesin dhe jam nisur per ne Grabian; kam qene aty pas 20 minutash; kam gjetur perballe pese punonjes te bashkise Divjake dhe 32 qyetare te ndryshem-vetem tre nder ta nga lagjia 1 km me e afert; Kam nisur te spjegoj hallin ne raport me impiantin e Fierit dhe menjehere kam kuptuar se sa i kishin genjyer njerezit;

(Po te degjoni audiopergjimin, dalloni zerin e heroit qe thote: thuji qe po sjell makina me plehra nga Fieri). Kam nisur te rrezoj genjeshtrat thene njerezve dhe aty ka nisur skenari i konfliktit fizik-heroi, punonjes i bashkise Divjake, ka ardhur drejt meje per te me goditur, nuk e lane te tijet;

U binda qe kryetarin e bashkise e telefononin per ta sjelle ne Grabian ne konflikt fizik, sic organizatori qe rri ne Divjake kish planifikuar dhe kerkonte prej javesh. Kam sqaruar njerezit deri ne fund….

(E PLOTE NE FACEBOOK).”