Vendosni fjalën kyçe....

Basha prezanton planin me 5 pika për daljen nga emergjenca e shkaktuar nga koronavirusi


Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha nëpërmjet një video-prezantimi ka shpalosur planin me pika për daljen nga emergjenca e krijuar për shkak të Covid-19.

Në planin 5 pikës, kryedemokrati kërkon më shumë testime, gjurmim të kontakteve dhe mbështetje për stafin mjekësor në rrafshin e përballjes në vijën e parë, ndërsa për ekonominë ka kërkuar një tranzicion për ekonominë në lidhje me përshtatjen e situatës dhe marrjen e masave të distancimit.

Plani me 5 pika:

1.Sa më shumë testime

Sa më shumë persona të testuar, aq më shpejt identifikohen të prekurit dhe ndalohet përhapja e COVID-19. Bllokimi i ekonomisë dhe popullsia në karantinë kanë kosto shumë më të lartë sesa testimi i qytetarëve.

2.Gjurmimi i burimit dhe i kontakteve

Duhet bërë gjurmim i plotë i burimit dhe i kontakteve të të prekurit. Testimi i mjekëve, policëve e personave në vijën e parë.  Kjo kërkon burime njerëzore, trajnimin dhe përdorimin e kapaciteteve lokale shëndetësore.

3.Mbështetje për Shëndetësinë

Të sigurojmë mjetet dhe pajisjet për personelin shëndetësor. Të garantojmë që kapacitetet tona shëndetësore të përballojnë fluksin e personave që kanë nevojë për trajtim.

4.Matjet dhe menaxhimi i situatës

Duhet një sistem i saktë i matjes së impaktit që kanë masat e marra. 
Nëse ne e dimë çfarë impakti kanë ato – ulin, mbajnë konstant apo rrisin numrin e të infektuarve -atëherë do të kemi mundësi të reagojmë menjëherë në menaxhimin e situatës, duke i shtrënguar apo lehtësuar më shumë masat e marra.

5.Tranzicioni drejt hapjes së ekonomisë

Rifillimi kërkon përshtatjen me realitetin e ri. Qytetarët dhe bizneset do duhet të mësohen të funksionojnë në kushtet e distancës 1,5 m.
Sa më shpejt të adoptohet kjo mënyrë e re aq më shpejt mund të rifillojë ekonomia dhe të reduktohet karantina. Qeveria duhet të mbështesë me fonde dhe lehtësira mënyrën e re të funksionimit të ekonomisë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *