Vendosni fjalën kyçe....

E quajti k*rvë, qytetari i përgjigjet kryebashkiakut të Divjakës: Josif Gorrea na shau edhe nga nëna, kam kontribuar për PS-në (Video)


Një banor i fshatit Grabian i është përgjigjur kreut të bashkisë Divjakë, i cili e quajti k*rvë në një bisedë telefonike lidhur me një protestë të tyre.

Në një deklaratë për mediam vendase Lushnja Info, banori i quajti Ilir Qerozi tha se në një telefonatë tjetër Gorrea i kishte sharë nga nëna banorët ndërsa pohoi se kishte dhënë kontribut të gjatë prej shumë vitesh për PS-në.

Personi në fjalë e ftoi Gorrenë e deputetin e PS-së Erion Braçe të vijnë e t’u kërkojnë falje banorëve ndërsa theksoi se nuk do e ndalin protestën.

“Gjuha e kryetarit të bashkisë është shumë e ulët për ne. Se kryetari i bashkisë, nuk e filmuam herën e parë se na shau nga nëna, se është shumë ashtu ai, shumë i bindur, shumë gangster ai. Edhe kur na shau nga nëna ne nuk e incizuam dot, kurse të më thotë mua ai Ilir k*rva, që unë kam kontribuar kaq vjet për PS-në. Të dalë Josif Gorrea aty të më hedhë mua poshtë, të më shajë. Nuk e lejojmë sharjen e tij. Ai po të jetë burrë le të vijë këtu në Grabian e të dalë para popullit e t’i kërkoj falje këtij populli për këtë. Se k*rvë nuk jam unë, k*rvë është ai që merret me k*rvat. Ai dhe Erion Braçja bashkë të dy. Le  të dalin këtu para meje, le të vijnë këtu. Ne do bëjmë protesta sa do ta çojmë atë tonën deri në fund që populli i Grabianit të mos vuajë më nga këta politikanët sot.” – tha Qerozi.

Paraditen e sotme deputeti i PD-së Saimir Korreshi postoi një video në Facebook ku dëgjohej kryebashkiaku i Divjakës Josif Gorrea duke e quajtur banorin e lartpërmendir Like k*rva.