Vendosni fjalën kyçe....

Mbahet protesta në Himarë për lirimin e Fredi Belerit


Me pankarta në duar, qytetarët që kërkojnë lirimin e kryebashkiakut të zgjedhur, Fredi Beleri, kanë zhvilluar sot protesën e paralajmëruar në Himarë

Protesta është organizuar me iniciativën e shoqatës “OMONOIA”.

Ylli Manjani, pjesë e kësaj proteste u shpreh se Beleri po mbahet në burg pa të drejtë.

“Këtu nuk është çështja e Fredi Belerit, por çështje te drejtësisë”, ka thënë Manjani.

“Qëllimi i kësaj proteste është lirimi i Fredi Belerit, kryetari i zgjedhur duhet të lirohet dhe të bëjë betimin. Ne jemi në protestë paqësore dhe kërkojmë drejtësi, nuk kemi asnjë problem tjetër”, ka thënë një qytetar pjesë e kësaj proteste.

Pjesë e këtij tubimi pritet të jetë edhe kreu i Bashkisë së Athinës, Kostas Bakoyannis.

 

foto galeri