Vendosni fjalën kyçe....

Lëvizja Bashkë sërish protestë në mbrojtje të parkut pas operas: Ky mandat i Veliajt, shkatërrimi total i Tiranës


Lëvizja Bashkë sërish ka vendosur të mbajë protestë këtë të hënë në mbrojtje të parkut pas Operas, ku do të ndërtohet një kullë rreth 200 m e lartë, e quajtur ’Mali i Tiranës’.

Aktivistët e kësaj lëvizjeje nëpërmjet rrjeteve sociale, kanë shpërndarë një shkrim me mbishkrimin ”Përse duhet të protetsojmë sot, e hënë, ora 18:30 në mbrojtje të parkut pas operas”.

Në këtë shkrim ku del në qendër figura e kryebashkiakut Erion Veliaj, thuhet se nëse dy mandatet e para ai jepte përshtypjen e fabrikuar të një kryebashkiaku që mendon dhe punon për qytetin, mbillte pemë dhe krijonte korsi biçikletash, tani po i pret drute shkurt: spektakël dhe beton.

Më tej shkruhet se mandati i tij i fundit do të jetë shkatërrimi total i Tiraëes të njohur deri më sot.

 

PERSE DUHET TE PROTESTOJME SOT, E HENE, ORA 18:30 NE MBROJTJE TE PARKUT PAS OPERAS?

Erion Veliaj eshte ne mandatin e tij te trete dhe sipas ligjit, edhe ne mandatin e fundit. Kesisoj, nese dy mandatet e para ai jepte pershtypjen e fabrikuar te nje kryebashkiaku qe mendon dhe punon per qytetin, mbillte peme dhe krijonte korsi bicikletash, tani i po i pret drute shkurt: spektakel dhe beton.

Ai e di se ne keto rrethana cdo pune publike ne nje qytet kantier eshte e kote. Edhe retoriken e ka bere me agresive, kurse zhargonin me fantastik. Ai flet si mesia per Tiranen e Shekullit te Ardhshem, pa na treguar se cili Zot e ka mandatuar per nje mision te tille. Ai eshte profeti i rreme i kapitalizmit magjik ku njerezit do te jetojne mire dhe pa punur brenda nje parajse turistike.

Por e verteta eshte se mandati i tij i fundit do te jete shkaterrimi me total i Tiranes qe kemi njohur deri me sot. Edhe nese nuk biem dakord per estetiken dhe urbanistiken, nese 60 katshet jane ose jo te nevojshem apo te hijshem, nuk mund te mos pajtohemi me ndotjen alarmante te ajrit qe u merr jeten 3000 qytetareve ne vit, per ndotjen akustike, per trafikun e kthyer ne vakt te perditshem stresi,   per asgjesimin e cilesdo hapesire te gjelbert publike, per uljen e cilesise se jetes dhe te sherbimeve.

Sidomos, nuk mund te mos pajtohemi edhe me faktin se nese planet e Rames zbatohen prej Veliajt gjer ne fund, do te perballemi jo vetem me shpronesim prej te perbashketes, por edhe per shpronesime te qytetareve nga prona e tyre private sic jane banesat ne disa lagje popullore te Tiranes (ligji per verifikimin e banesave mbi 50 vjecare peshperitet kudo neper kafene si hapi paraprak per rrafshimin e “Myslym Shyrit”, “21 dhjetorit”, etj), duke i perzene banoret ne periferi. Asgje nuk eshte e pamundur. Gjuha me te cilen foli dje Veliaj ne “Report Tv” per Pallatin e Sportit, Selman Stermasin etj, ishte gjuha e nje aviatori mbi Drezden, jo e nje kryebashkiaku.

Ata duan te ndertojne nje Las Vegas jo ne shkretetire, por mbi Tiranen aktuale duke shfarosur lagje, komunitete, histori, trashegimi,   te drejte pronesore dhe cdo normalitet tjeter ne kete qytet. Ne duhet ti kundervihemi bashkarisht ketij projekti nese duam te jetojme ketu si njerez te lire dhe jo si qytetare te dores se trete.

Prandaj neser (E HENE) ne ora 18:30 bashkohemi te protestojme ne mbrojtje te parkut ne qender te qytetit te Tiranes, por jo vetem te parkut, por edhe kunder nje modeli ekonomik, politik dhe kulturor te bazuar ne pabarazi dhe perversion ideologjik.

Eshte lufte per te shpetuar te ardhmen.