Vendosni fjalën kyçe....

Kandidati republikan Vivek Ramaswamy suprizon mbështetësit, këndon këngën e Eminem (Video)


Sipërmarrësi milioner Vivek Ramaswamy, një kandidat republikan për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024 në SHBA, këndoi këngën e reperit të famshëm Eminem ‘Lose Yourself’ gjatë një takimi të shtunën.

Ramaswamy, 38 vjeç, pati një bisedë me guvernatoren Kim Reynolds në Panairin Shtetëror të Iowa-s si pjesë e fushatës zgjedhore.

Ramaswamy kërceu dhe këndoi me entuziazëm ‘Lose Yourself’ nga Eminem me mikrofonin në dorë.

Pamjet e Ramaswamy duke bërë rep shkaktuan reagime të ndryshme në mediat sociale.