Vendosni fjalën kyçe....

Berisha nxjerr foton: Ku është Klodian Zoto? Bronzohet mirë e bukur në Vlorë, lëviz me këtë makinë…


Sali Berisha ka pretenduar se Klodian Zoto, i shpallur në kërkim nga prokuroria për çështjen e inceneratorëve është me pushime në Vlorë.

Ai ka publikuar foton e një mjeti ‘Toyota’ me targë TR6512U me të cilën thotë se Zoto shëtit.

Berisha pohoi se mjeti është i Integrated Energy ndërsa tha se se informacionet i ka marrë nga persona që ‘s’iu shpëton gjë’.

“Ku është Klodian Zoto? Bronzohet mirë dhe bukur në Vlorë. Në dispozicion të tij, e them me përgjegjësi, nga persona që nuk iu shpëton gjë…Kjo është vetura me të cilën shëtit Klodian Zoto. Kjo është vetura e Integrated Energy. Klikoni dhe targën dhe e gjeni se kush e ka.” – tha Berisha.