Vendosni fjalën kyçe....

Humb jetën 36-vjeçarja në Shijak, procedohen dy mjekë, dyshohet se nuk dhanë mjekimin e duhur


Një 36 vjeçare ka humbur jetën në Shijak në rrethana ende të pasqaruara. Ndërkohë policia ka proceduar penalisht dy mjekë të Qendrës Shëndetësore të Shijakut.

Ata u proceduan pasi dyshohet se nuk kanë dhënë mjekimin e duhur për shtetasen me iniciale M.K banuese në Shijak.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak, proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit M.S., 49 vjeç, banues në Durrës, me detyrë mjek i urgjencës pranë qendrës shëndetësore Shijak dhe O.S., 27 vjeçe, banuese në Tiranë, me detyrë mjeke e familjes pranë qendrës shëndetësore Shijak.

Procedimi ndaj tyre ka filluar pasi dyshohet se nuk i kanë dhënë mjekimin e duhur shtetases M.K., 36 vjeçe, banuese në Shijak, e cila pasi ishte paraqitur disa herë për mjekim në Qendrën Shëndetësore Shijak, ka shkuar në banesë e më pas më datë 19.08.2020, është dërguar në Spitalin Rajonal Durrës ku dhe ka ndërruar jetë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës për veprën penale “Mjekim i pakujdesshëm”-njofton policia.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *