Vendosni fjalën kyçe....

Rama u përgjigjet mjekëve të Lezhës për shpërblimin: Ua kam thënë shqip, mos turpëroni bluzat e bardha


Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas protestës së mjekëve në Lezhë, duke mohuar se u ka premtuar edhe atyre shpërblimin prej 500-1000 eurosh.

“Unë e kam thënë shqip që do të paguajmë 1000€ mbi pagën për mjekët e infermierët në Vijën e Zjarrit! Kush ka ngatërruar vijën e zjarrit në spitalet Covid e në autoambulanca, me detyrën e bluzës së bardhë në territor, duhet të kthjellohet e të mos turpërojë bluzën e bardhë!”– shkruan Rama.

Mjekët e infermierët në Lezhë protestuan mëngjesin e sotëm, me argumentin se nuk kishin marrë shpërblimin e premtuar nga qeveria prej 500-1000 eurosh, por vetëm 5 mijë lekë të reja.

Ata thonë se kanë trajtuar 14 pacientë me COVID-19 deri tani dhe janë mjaft të rrezikuar në punën e tyre.  


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *