Vendosni fjalën kyçe....

Rrezikonin mbytjen, policia shpëton 15 pushues


Policia ka arritur t’iu vijë në ndihmë 15 pushuesve të cilët rrezikonin mbytjen në 3 raste ditën e sotme.

Në grykën e Vilunit 5 shtetas rrezikonin mbytjen por me ndërhyrjen e policisë kufitare iu dha ndihma e parë. Po në këtë vend edhe 9 turistë Çekë u shpëtuan nga mbytja.

Ndërsa në rastin e tretë një pushues në Sarandë u shpëtua pasi rrezikonte të humbiste jetën nga dallgët e forta të detit.

Njoftimi i Policisë Kufitare dhe FNSH-së:

Policia Kufitare dhe FNSH  ju vijnë  në ndihmë pushuesve  dhe turistëve,  duke ndërhyrë në tre raste të vështira.

Falë ndërhyrjes së shpejtë nga Policia Kufitare dhe FNSH,  u është dhënë ndihma e parë   5 shtetasve nga Shkodra dhe Kosova në  grykëderdhjen e Vilunit në lagunën e Rrjollit, të cilët  rrezikuan mbytjen. Pesë shtetasit  u transportuan për në qëndrën spitalore, ku gjendja shendetësore e tyre është jashtë rrezikut për jetën.

Po në të njëjtin vend u dha ndihma dhe 9 shtetasve  Çekë të cilet kishin ngelur të izoluar dhe në momentin që donin të kalonin grykëderdhjen e Vilunit,  jeta e tyre u vu në rrezik.  Falë ndërhyrjes së Policisë  të 9 shtetasit kanë dalë në breg pa asnjë problem për jetën.

Njëkohësisht edhe  në Sarandë,  Policia Kufitare ka shpëtuar një plazhist i cili u rrezikua të mbytej si pasojë e dallgëve të detit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *