Vendosni fjalën kyçe....

Tragjedi në jug të Italisë, 41 viktima nga mbytja e anijes më emigrantë


Një tragjedi e rëndë ka ndodhur pranë brigjeve të Italisë ku mbi 40 emigrantë kanë humbur jetën për mbytjes së një anijeje.

Anija, e cila thuhet se u nis nga Sfax në Tunizi, u përmbys dhe u mbyt ndërsa po kalonte ngushticën e Siçilisë, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve italiane ANSA.

Të paktën tre fëmijë janë në mesin e të vdekurve, ndërsa të paktën katër emigrantë u shpëtuan nga një varkë e Rojes Bregdetare.