Vendosni fjalën kyçe....

Gjermania do të dërgojë rreth 30 tanke të tjerë Leopard-1 në Ukrainë


Gjigandi gjerman i mbrojtjes Rheinmetall do të dorëzojë rreth 30 tanke të tjera luftarake në Ukrainë, raportuan mediat të mërkurën.

Rheinmetall ka blerë së fundmi dhjetëra tanke të çmontuar Leopard-1 nga Belgjika dhe do t’i modernizojë ato për ushtrinë ukrainase, njoftoi transmetuesi publik ARD, përcjell AA.

Sipas raportit, kompania po planifikon të riparojë dhe përmirësojë këto tanke luftarake në qendrën e saj të prodhimit në Gjermani dhe do të jetë në gjendje t’i dërgojë disa prej tyre në Ukrainë brenda gjashtë muajve të ardhshëm, sipas raportit.

Gjermania ka rritur ndjeshëm mbështetjen e saj ushtarake për Ukrainën pas presionit nga SHBA dhe aleatët e tjerë, dhe aktualisht është furnizuesi i dytë më i madh i armëve në vend.

Në muajt e fundit, Berlini furnizoi armë dhe pajisje me vlerë miliarda dollarë, duke përfshirë tanke luftarake, automjete luftarake të këmbësorisë, transportues të blinduar të personelit dhe sisteme të mbrojtjes ajrore.