Vendosni fjalën kyçe....

Ylli Manjani: Mos u nxitoni për Veliajn, problemi është pak më i thellë nga sa duket


Ish-Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka kërkuar që të mos nxitohen me daljen në konkluzione se me sekuestrimin e incneratorin e Tiranës do e pësojë Erion Veliaj.

Sipas tij është diçka më e thellë dhe mund të jenë dy emra VIP që në mënyrë alternative mund t’i “faturohet” Tirana.

Më tej ai thotë se lajmi i mirë i sekuestrimit është që tashmë lekët do i kalojnë në administrim shtetit. 

Këshillë për ju që komentoni.

Mos u nxitoni të dilni në konkluzion se e hëngri edhe Veliaj, pse SPAK sekuestron vendgrumbullimin e mbetjeve të Tiranës.

E mbani mend si tha shoku Ramiz në 90-ën?

Daleni djema,daleni! Se nuk i dini ju këto….

Nuk është se i di edhe unë, por mund të pikas dy emra VIP që në mënyrë alternative nga Erioni,mund t’i ngecet edhe Tirana….

Kjo është dilema reale, kush do e hajë, Erioni apo ndonjë nga ata që e kanë ngrënë më parë?!

Prisni edhe pak…

***

Meqë ra fjala, sekuestrimi të paktën zgjidh këtë shqetësimin publik që jepen para buxheti tek privati për djegie mbetjesh që nuk ndodh.

Të paktën paret që jep buxheti do ti menaxhojë në administrator i shtetit.

Pagesat nuk do ndërpriten, por të paktën do shkojnë nga shteti në shtet….“-shkruan Manjani.