Vendosni fjalën kyçe....

SPAK kërkon 4 vite burg për gjyqtaren e Elbasanit


SPAK ka kërkuar 4 vite burg për gjyqtaren e Elbasanit, Zamira Vyshka.

Gjyqtarja Vyshka akuzohet për korrupsion se ka marrë rreth 4 mln lekë për të lehëtësuar masën e sigurisë për një shtetas.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar, Vyshkës do i ulet 1/3 e dënimit duke kaluar në 2 vite e 6 muaj.

Gjyqtarja u arrestua më 22 korrik të vitit 2022 për çështjen e Zhuliano Musait, i akuzuar për plagosje.