Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Sekuestrimi i inceneratorit të Tiranës hap i duhur në zbardhjen e skandalit


Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas vendimit të GJKKO për sekuestrimin e kompanisë koncesionare të ndërtimit të inceneratorit të Tiranës.

Basha përshëndet vendosmërinë e SPAK për hetimin e thelluar dhe e cilëson sekuestrimin një hap të duhur për zbardhjen e skandalit korrruptiv.

Përshëndes vendosmërinë e SPAK për hetimin e thelluar të aferës së shekullit, e cila u kushton takaspaguesve shqiptarë më shumë se 430 milionë euro.

Sekuestrimi i inceneratorit fantazëm të Tiranës është një hap i duhur për zbardhjen e këtij megaskandali korruptiv.

Shpreh mbështetjen e plotë dhe inkurajoj institucionet e drejtësisë të veprojnë pa asnjë hezitim kundër korrupsionit në nivelet e larta, kësaj gangrene që shkatërron vendet e punës dhe mirëqenien e shqiptarëve.

Qytetarët shqiptarë presin dhe meritojnë drejtësi, ata e dinë mirë që peshku qelbet nga koka!”-shkruan Basha.