Vendosni fjalën kyçe....

Riaktivizohet sërish vatra e zjarrit në Sheqeras të Maliqit, digjen 80 ha kashtë


Është riaktivizuar sërish vatra e zjarrit në zonën torofikë të fshatit Sheqeras në Maliq.

Sipas informacioneve zjarri ka rënë në po të njëjtin vend, por fatmirësisht gruri është korrur dhe ka djegur vetëm kashtë në një sipërfaqe prej 70-80 hektarësh, ku kanë ndërhyrë edhe dy mjete zjarrfikëse për ta shuar zjarrin.

Zjarri ka rënë si shkak i temperaturave të larta në këtë zonë torfike.

Era e fortë në zonë ka favorizuar flakët, dhe zjarri ka “përpirë” kashtën.

Kujtojmë që 4 ditë më parë zjarri në po të njëjtin vend në pronësi të një shtetasi të huaj nga Katari përfshiu 7 hektarë me grurë.