Vendosni fjalën kyçe....

Pas rikonfirmimit si kryetar i PD, Basha bën mbledhjen e parë


Një ditë pas zgjedhjes në krye të PD, Lulzim Basha ka mbledhur sot kolegjin e Kryetarëve.

Mësohet se gjatë mbledhjes së sotme, Basha e ka nisur fjalimin e tij me një falënderim për punën e bërë gjatë ditës së djeshme.

Të pranishëm në këtë takim janë kryetarët e degëve, si dhe Enkelejd Alibeaj dhe Indrit Sefa.

Dje pas publikimit të rezultatit të zgjedhjeve për kryetar në Partinë Demokratike, Lulzim Basha falënderoi votuesit, strukturat e partisë si dhe kandidatin tjetër të kësaj gare, Gjergji Hanin. Basha tha se kjo ditë nuk shënon votën për një individ, por nisjen e një pune të menjëhershme.