Vendosni fjalën kyçe....

Bilanci i së shtunës, 8 vdekje dhe 88 raste të reja nga COVID-19 në Kosovë


Në krahasim me një ditë më parë, është dyfishuar numri i vdekjeve nga Covid-19 në Kosovë. Sikurse bën me dije Ministria e Shëndetësisë, këtë të shtunë janë regjistruar 8 vdekje dhe 88 raste të reja me virusin.

“25 Shtator 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 15.718 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.257.671 doza të vaksinës.

Deri më sot 493.794 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 4.704 testime, 88 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 8 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 651 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 152.062.”- thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë.

Ndërkohë bëhet me dije se numri total i rasteve aktive me virusin është 4.800.