Vendosni fjalën kyçe....

Avokati Berisha: Prokurori Rasim Maloku është i shantazhuar çdo ditë, ai është sekser


Avokati nga Kosova, Besnik Berisha, gjatë një konferencë për media ka folur lidhur me arrestimin e tij, të cilin e quan si një prej më skandaloze dhe një prej veprimeve më arbitrare ndaj një avokati.

Avokati Besnik Berisha i ka bërë thirrje Kryeprokurorit të Shtetit që ose ta arrestojë atë ose prokurorin Rasim Malokun pasi ka thënë se “të dy në liri nuk bën”.

“Prokuroria ose duhet të më arrestojë mua prapë për lajmërim të rrejshëm sepse unë po bëj lajmërim që Rasim Maloku ka kryer krim, ose ta arrestojë Rasim Malokun për abuzim të detyrës. Kjo është ftesë publike për Kryeprokurorin e Shtetit se të dy në liri nuk bën”, ka deklaruar ai.

“Rasim Maloku është i shantazhuar çdo ditë. Ai është sekser”, ka thënë Berisha

Sipas tij, prokurori Maloku ka paraqitur tri vepra kriminale inekzistente ndaj tij.

Ai thotë se krimi tjetër që ka bërë prokurori është se ka mashtruar dy gjykata

“Në qoftë se del se Besnik Berisha ka qenë ndonjëherë i autorizuar në rastin “Brezovica 2”, atëherë unë dal mashtruesi”, tha ai.

“Krimi tjetër i Rasim Malokut është se ai dha dhënë urdhër për të bastisu lokacionin ku është zyra ime, por në fakt ai ka bastisur një nga pronat e mija, ku unë kam rastisur të rri atë natë, për shkak të babait tim. Krimi tjetër të cilin ai e ka bërë duke më akuzuar se kam kërkuar para në mënyrë te kundërligjshme është fakti se ai nuk i ka paraqitur provat shfajësuese”, ka thënë Maloku.

Ai ka thënë se nuk ka kryer asnjë krim, por që është sanksionuar për një emision televiziv, ku ka zbuluar detaje tronditëse nga një skandal i Qeverisë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sipas Berishës, deklarata e tij i ka paraprirë urdhëresës për bastisjen e njërës nga pronat e tij, teksa prokurori kundërligjshëm ka urdhëruar arrestimin e tij.

Ai deklaroi se për arrestimin e një avokati, ka të drejtë vetëm një gjyqtar.

Ai ka thënë se nuk ka kryer asnjë krim, por që është sanksionuar për një emision televiziv, ku ka zbuluar detaje tronditëse nga një skandal i Qeverisë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sipas Berishës, deklarata e tij i ka paraprirë urdhëresës për bastisjen e njërës nga pronat e tij, teksa prokurori kundërligjshëm ka urdhëruar arrestimin e tij.

Ai deklaroi se për arrestimin e një avokati, ka të drejtë vetëm një gjyqtar.

Avokati Berisha thotë se u privua nga liria me vendim të Prokurorit të Shtetit, i cili sipas tij, ka pësuar disfatë në secilin rast që janë përballur.

Jam këtu t’iu them se Besnik Berisha nuk ka kryer asnjë krim. Besnik Berisha është sanksionuar për një emision televiziv që kam godit pushtetin për një skandal që e keni dëgju edhe vet. Pra për një betejë që shteti po mundohet me masku embargon që është duke përjetu, e që unë e kam denoncu në Klan Kosova”, tha Berisha.

Sipas tij, kjo parapriu të nesërmen me një marrje të urdhëresës për bastisjen e njërës nga pronat e mia. Por ku fillon kundërligjshmëria.

“E para, prokurori nuk ka pasë të drejtë të urdhërojë arrestimin tim, për shkak se veprimet për të cilat ai më pandeh mua padrejtësisht e kundërligjshëm, janë detyrat e mia të avokatit, që unë i vijoj nga ora 08:00-24:00, se kemi një lloj imuniteti ne, jo nga ndjekja penale, por e kemi një lloj garancie që ata që i sfidojmë në Gjykatore, në Prokurori, të mos mund të kenë veprime arbitrare kundër nesh dhe për privimin nga liria të një avokati, ka të drejtë vetëm një gjyqtar”, tha Berisha.

Berisha tha se prokurori Rasim Maloku arreston, shantazhon njerëz për t’i hetuar, jo pas hetimeve.

“Prokurori pa autorizim për mua, nënvizoj nuk kishte autorizim për te më arrestuar mua, ai ka manipuluat me prova. Ditën kur jam paraqitur në polici kam kërkuar të përballem me provat kundër meje, ai është arsyetuar se nuk i ka me vete, dhe janë në Ferizaj. Prokurori e ka për detyrë që në mënyrë të detajuar t’ia shpjegoj pse është pengu nga e drejta për të qenë i lirë dhe për të kryer punën e vet”, ka thënë Berisha.

Ai thotë se pas arrestimit ka pritur që gjatë intervistonit do ta kuptoja shkakun e arrestimit por sipas tij, nuk ndodhi.

“Edhe pas trajtimit tim në emergjencë për shqetësimin tim shëndetësore, prokurori kishte kohë për të treguar provat, këtë ja kanë kërkuar edhe avokatët e mi, por nuk e bëri. Edhe pse kolegët e mi i kishin kërkuar 2 orë përpara, ai nuk ka arritur ti sjellë provat në seancë”, tha tutje ai.

Ndryshe, lidhur me akuzat e avokatit Berisha ndaj prokurorit Rasmi Malokut, të hënën  ka reaguar Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Kosovës, duke kërkuar nga Oda e Avokatve të Kosovës të ndërmarrin masa ndaj avokatit Berisha.

Avokati Besnik Berisha është arrestuar më 13 korrik, nën dyshimet për veprën penale të ushtrimit të ndikimit dhe dhënie të ndihmës kryerësve pas kryerjes së veprës penale.

Më 14 korrik, Prokuroria e Ferizajt njofton se ka kërkuar nga Gjykata caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh ndaj avokatit Besnik Berisha dhe gjashtë të pandehurve tjerë.

Por më 16 korrik, Gjykata në Ferizaj e liroi avokati Berisha nga paraburgimi, duke ia caktuar masën e sigurisë ndalimi për t`iu ofruar vendit apo personit të caktuar në kohëzgjatje prej një muaji.

Për të pandehurin Berisha “Betimi për Drejtësi” ka publikuar ekskluzivisht dosjen e Prokurorisë e cila dyshon se ai pranoi 11 mijë euro nga klienti që s’mund ta mbronte.

VINI RE: Artikulli është pronë intelektuale e Betimi për Drejtësi