Vendosni fjalën kyçe....

Makina përplas motorin në aksin Korçë-Ersekë, plagoset një person


Një aksident ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë në fshatin Dvoran.

Një makinë u përplas me një motomjet duke lënë të plagosur drejtuesin e këtij të fundit.

Mbrëmjen e sotme në aksin rrugor “Korçë-Ersekë”, në afërsi të fshatit Dvoran, automjeti tip “BMË” me drejtues shtetasin M. K., është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin M. Z., 56 vjeç, i cili si pasojë e përplasjes, ka marrë dëmtime dhe u transportua për mjekim në spitalin e Korçës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit”-njofton policia.